Amvona

Tuesday, 10 July 2012 14:31

Ekonomia, 3-mujori i parë drejt krizës

Written by  Edmondi
Rate this item
(0 votes)

Rritja ekonomike për herë të dytë pas vitit 2009 kalon në vlerë negative. Instituti i Statistikave, edhe pse me vonesë, publikoi dje të dhënat për ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ku në shifra rezulton që në tremujorin e parë të këtij viti rritja të ketë qenë -0.2 për qind. Pothuajse të gjithë sektorët kanë pasur rënie të theksuar, ndërkohë që e vetmja me rritje të qëndrueshme është paraqitur bujqësia dhe sektori i shërbimeve. E para ka një rritje vjetore me 4.5 për qind, kurse i dyti 11.1 për qind. Rritja ekonomike negative në raportin e INSTAT-it bëhet më shqetësuese nëse i bashkëngjitim edhe ecurinë e ekonomisë në tremujorin e dytë të vitit. Arkëtimet në buxhet nuk kanë ecur me ritmet e parashikuara, një tregues për aktivitet të ulët ekonomik të bizneseve, konsumi ka rënë, një tregues për frikë nga ana e qytetarëve. Nga ana tjetër, deficiti është rritur ndjeshëm. Një tregues ky që shpenzimet e qeverisë do të jenë më të moderuara në vijim dhe efekti i tyre për rritjen ekonomike do të jetë gjithashtu modest. Në këto kushte, nëse edhe tremujori i dytë i këtij viti do të rezultojë me një rritje ekonomike negative, qeverisë do t’i duhet të pranojë”zyrtarisht”  krizën.
Sektorët në krizë
Shenjat e një krize në ekonomi duket se po përvijohen çdo ditë. Këtë e tregon fakti që me rritje janë vetëm sektori i bujqësisë dhe sektori i shërbimeve. I pari nuk mund të shërbejë kurrsesi si një “motor” i rritjes ekonomike për kushtet ku ndodhet, ndërsa i dyti rritjen e shfaq të paqëndrueshme. Kështu, duket se niveli mbi 4 për qind i parashikuar në buxhet për rritjen ekonomike do të jetë i vështirë që të arrihet për këtë vit. INSTAT vlerëson se sektorët e tjerë

Read more http://www.panorama.com.al/ekonomi/ekonomia-3-mujori-i-pare-drejt-krizes/

Add comment


Security code
Refresh

© 2012 Amvona. All rights reserved.          visit www.lemelsoncapital.com

Top Desktop version