Një pjesë e mirë e vendit do të ketë kufizime të energjisë elektrike javën në vijim, për shkak të remonteve që do të kryhen në një sërë nënstacionesh. Në një njoftim për shtyp, kompania CEZ Shpërndarje ka bërë me dije edhe linjat që do të stakohen nga data 13-17 gusht, sipas orareve të punimeve ku ndërprerjet e energjisë do të zgjasin deri në orën 14:00, por se fillimi i tyre do të jetë i ndryshëm sipas zonave. Kështu, Tirana përfshihet në hartën e zonave ku do të kryhen remonte dhe, për rrjedhojë, do të ketë dhe kufizime. Në datë 15 gusht pa drita do të jenë rruga “Aleksandër Mojsiu”, komuna Dajt, Zall-Bastar dhe pjesërisht Paskuqani. Për shkak të remonteve në nënstacionin Dinamo, më datë 14 gusht pa drita në orarin 10:00 me 14:00 do të jenë edhe Bathorja, zona pranë shinave të Trenit apo zona pranë ish- kombinatit Josif Pashko. Rajone të tjera me kufizime sipas kalendarit të CEZ do të jenë Shkodra, Bushati, Peshkopia, Puka, Korça. CEZ Shpërndarje bën me dije se këto ndërprerje që do të kryhen përgjatë katër ditëve janë në funksion të përmirësimit të rrjetit dhe cilësisë që ofrohet për konsumatorët dhe se remonte të ngjashme do të vijojnë.
- S’paguan avionin, agjencia lë në Egjipt 180 shqiptarë
- Gjysma e shqiptarëve në moshë pune kanë një kredi
- Ekonomia në krizë, BSH: Kreditë e këqija, 21.17%
- Gazsjellësi, Italia dhe Greqia firmosin paktin, mungon pala shqiptare
- Ish-të përndjekurit, 198 emrat që marrin paratë
- Hipoteka, riregjistrim 8176 pronave në Tiranë
- Emigrantët, Muço: Si t’i plotësoni vitet për pension
- Bashkia nis punën për rrugën e re te “Bërryli”
- Gazi, plan për rrjet që të mbulojë gjithë vendin
- Tregu i parasë, BSH, 228 milionë USD për likuiditetin
Read more http://www.panorama.com.al/2012/08/11/remontet-cez-zonat-pa-drita-ne-vend/
